“Dy libra s`i ka lexu”, Koci: Administrata shtetërore po dëmtohet nga analfabetët funksionalë - NACIONALE

“Dy libra s`i ka lexu”, Koci: Administrata shtetërore po dëmtohet nga analfabetët funksionalë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me administratën shtetërore.

Ai ka vlerësuar se një pjesë punëtorëve të administratës janë analfabet funksionalë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të tillët po e dëmtojnë administratën më shumë se të korruptuarit.

“Dy libra në jetë nuk i ka lexu. Një fjali nuk din me e thurë pa gabime. Sintaksën e ka si me e pasë shqipën gjuhë të huaj, dhe asnjë mendim nuk e artikulon si duhet. Por, fakultetin e ka kry me notën mesatare 9.3! E ka edhe masterin. Patjetër! Me 10-she, siç e potencon. Adminsitratën shtetërore po dëmotjnë analfabetët funksionalë njejtë si të korruptuarit. Ka gjasa që edhe më tepër! Nuk besoni me çfarë mediokrësh ballafaqohem në baza ditore!”, ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme