Dy javë para territ: Qeveria mori masa emergjente për furnizim me energji, pa përmendur minierat nga ku vjen rryma - NACIONALE

Dy javë para territ: Qeveria mori masa emergjente për furnizim me energji, pa përmendur minierat nga ku vjen rryma

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kriza energjetike e ka kapluar globin, jo vetëm Kosovën. Por, për të mos mbetur në terr, Gjermania ka rifunksionalizuar termocentrale. Ndërkohë që Kosova duke e ditur se do të mbesë në terr, ka vendosur që minierat – burimi kryesor i energjisë, mos t’i përmendë fare kur mori masa emergjente për furnizim me energji elektrike.

97% e energjisë vjen si produkt i minierave të thëngjillit. Qeveria mori masa emergjente për furnizim me energji. Në dhjetë pika të vendimit, askund s’përmenden minierat, ama ka rëndësi të ndalohet mihja e kriptovalutave.

Dy javë pas këtij vendimi, Kosova filloi të ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike dhe reduktime.

Megjithatë, diku në programin qeverisës të VV-së, përmenden minierat. Ama në atë kapitull thuhet se qëllimi është të arrihet energjia e pastër dhe e përballueshme.

Kështu mendon edhe Besfort Kosova nga “Ballkan Green Foundation”. Lidhur me këtë çështje, Kosova ka thënë se shfrytëzimi i thëngjillit ka ndikim negativ në shëndet.

Shfrytëzimi i thëngjillit për prodhim të energjisë ka ndikim negativ në shëndet, mjedis, ajër, humbje të tokës së punueshme, dëmtimit të lumenjve dhe zvogëlim të produktivitetit të fuqisë punëtore. Kurse alternativa për prodhim të energjisë edhe me kosto më të favorshme ekonomike e mjedisore sipas edhe vetë Bankës Botërore është shfrytëzimi i resurseve të erës dhe të diellit, pra të burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, thotë Kosova.

Ndërkohë që për rikthimin në funksion të termocentraleve nga Gjermania, Kosova thotë se kjo është vetëm çështje e përkohshme si rezultat i luftës në Ukrainë.

Rikthimi në punë i termocentraleve në Gjermani është veprim i përkohshëm sikurse janë deklaruar edhe vetë zyrtarët gjermanë. Kjo është bërë me qëllim që të tejkalohet situata pas pakësimit të furnizimit me gazin rus si rezultat i luftës në Ukrainë”, thotë Kosova.

Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck, lidhur me këtë çështje kishte thënë se është një e keqe e domosdoshme.

Njëjtë si Kurti, edhe Haradinaj ishte përballur me krizën energjetike. Përveçse, ish-kryeministri kishte vënë fokusin e tij në miniera dhe prodhimin e qymyrit për të mos mbetur në terr.

Nuk ka qenë i lehtë ballafaqimi me gjendjen në sektorin e energjisë dhe impilikimet që ka pasur, por tani mund të konstatojmë se është kaluar ajo periudhë kritike dhe kemi hapur shumë tema tjera për vendin, si industria e minierave”, tha Haradinaj.

Njëjtë si shefi i vet, edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik atëkohë, Valdrin Lluka, kishte thënë se fokusi në atë kohë kishte rënë në sektorin e minierave.

"Ne kemi si fokus edhe më tej zhvillimin e sektorit energjetik për t’i plotësuar nevojat e konsumimit në vend. Po ashtu me kryeministrin kemi diskutuar edhe për sektorin e minierave...”, thoshte Lluka.

Momentalisht, Kosova po përballet me reduktime - gjashtë me rrymë, e dy pa rrymë.

Shqipëria i doli pak në ndihmë Kosovës për ta furnizuar me rrymë, për nja dy ditë. Ndërkohë që Kosova tashmë rregullisht po përballet me reduktime, shpesh më shumë se dy orë.

Lajme të ngjashme