Durmishi kishte thënë për disa ditë, Kurti s`jep datë: Pse po zvarritet raporti final për stabilitetin e urës së Ibrit? - NACIONALE

Durmishi kishte thënë për disa ditë, Kurti s`jep datë: Pse po zvarritet raporti final për stabilitetin e urës së Ibrit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës nuk ka datë as hapjen e urës së lumit Ibër e as për publikimin e raportit final për stabilitetin e kësaj ure. Kanë kaluar tri javë nga testimi i urës edhe ende nuk është publikuar raporti final, i cili do të tregonte qëndrueshmërinë e urës.

Një javë pas testimit të urës, ishte publikuar draft-raporti, që tregonte se ura është stabile, por publikimi i raportit final po zvarritet pa ndonjë arsyeje.

Ndonëse, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshmi, kishte paralajmëruar se raporti final do të dal disa ditë pas draftit fillestar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Për këtë raport sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti. As ky nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të publikohet dokumenti në fjalë.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti ka thënë se janë në pritje të publikimit të raportit.

Ai ka bërë me dije se në të gjitha takimet e fundit më ndërkombëtarët është diskutuar për çështjen e hapjes së urës.

Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet hapja e urës qendrore në Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme, dhe punët tona të shtëpisë, si trajtimi i draftit preliminare për qëndrueshmërinë fizike te urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Por, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durshmi, më 14 gusht, kishe paralajmërua se raporti final do të publikohej brenda disa dite.

Ditët e paralajmëruar nga Durmishi tashmë janë bërë javë dhe ende nuk duhet se kur do të publikohet ky dokument.

Ne po e presim raportin final, i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, kishte thënë Durmishi.

Ndër të tjera, ai kishte treguar se pse ishte bërë testimi i urës.

“Në fakt detyrë e Ministrisë sonë ka qenë që përmes një kontrate që e kemi pasur ta përcaktojmë stabilitetin mbi lumin Ibër dhe ne i kemi zhvilluar të gjitha ato procedura, testime dhe dje e kemi marr raportin preliminar, draft-raportin i cili në bazë të matjeve që janë bërë, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë, në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit”, ishte shprehur Durmishi.

Derisa testimi i kësaj ure ishte realizuar më 8 gusht, rezultate raporti preliminar për stabilitetin e urës ishte publikuar më 13 gusht.

Në profilin e tij në Facebook”, zëvendësministri Durmishi kishte treguar se rezultate e raportit preliminar tregojnë se ura është stabile.

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë. Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, kishte shkruar Durmishi.

Derisa Kosova është vizituar nga shefi i CIA-, Willima Berns, javën e kaluar, zyrtarët e pushteti vazhdimisht propagandonin hapjes e urës së Ibrit. Pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA-ja, BE-ja dhe KFOR-i ata deklaronin se hapja është çështje kohe.

Duket se vizita e të parti të CIA-s i ka ndryshuar gjerat. Pas takimit të kryeministrit Albin Kurtin me zyrtarin e lart amerikan, zyrtarët e pushtetit e kanë larguar nga diskursi i tyre këtë çështje. Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë me dije se nder mesazhet kryesore që ka sjell shefi i CIA-s në Prishtinë ka qenë ndërprerja e veprimeve të njëanshme në veri.

Lajme të ngjashme