Durmishi e nxjerr “shpatën”: Aleatët i dëgjojmë për çdo kërkesë racionale
Hysen Durimishi, aktivist i VV-së dhe zëvendësministër i Infrastrukturës, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar situatën politike.
Ai ka shkruar se Kosova i dëgjon këshillat dashamirëse e kërkesat racionale të aleatëve.
“Natyrisht që ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse e çdo kërkesë racionale nga aleatët tanë. Për më shumë se dy vite kemi luftuar krimin e korrupcion në gjithë territorin e Kosovës e posaqërisht në komunat në veri dhe për këtë jemi vlerësuar. Natyrisht se ne nuk do të dorëzohemi përballë grupeve kriminale qofshin ato në jug apo në veri. Në veri sot veprojnë grupe kriminale të organizuara e të nxitura nga politka fashiste e Serbisë. Natyrisht që nuk dorëzohemi përballë tyre sepse është detyrë shtetërore e patriotike që t’i luftojmë këta kriminel.” - shkroi Durmishi.