“Durimi po soset”: Behrami paralajmëron protesta pas “bllokadës institucionale” nga Kurti
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për keqqeverisje dhe bllokim institucional.
Ai pretendoi se Kurti, “i udhëhequr nga doktrina serbe”, e ka shndërruar Kosovën në “Banana Republic”.
Behrami paralajmëroi edhe përshkallëzim të reagimeve, duke deklaruar se “Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve!”.