“Duhet marrëveshje të veçantë për këtë”: Kurti i thotë “Jo” zgjedhjeve të Serbisë të 17 dhjetorit në Kosovë
Serbia mban zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor ndërsa i ka kërkuar Shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, që ato zgjedhje të jenë të munduara edhe për serbët e Kosovës...në Kosovë. Këtë kërkesë e nisi me shkrim ditë më parë i ashtuquajturi drejtor i një zyre të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq te ky mision në Kosovë. Petkoviq në kërkesën e tij dërguar Davenport-it i kërkoi këtij të fundit që të refereohet në “Rezolutën 12/44” dhe në “praktikat e mëhershme” të cilat janë ndjekur gjer në vitin 2020.
“(Davenport) të ushtrojë kompetencat e dhëna me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe kompetencat e tij personale si kryetar i OMIK-ut me qëllim që të të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë, të planifikuara për më 17 dhjetor 2023, do të mbahen në Kosovë me përfshirjen e nevojshme të OSBE-së dhe përfshirjen e të gjithë akterëve relevant, sipas të njëjtit model të aplikuar në zgjedhjet e vitit 2020”, kishte shkruar Petkoviq në letrën e tij ditë më parë dërguar OSBE-së.
Ndërkaq, me ç’duket Davenport i është drejtuar menjëherë shtetit të Kosovës në lidhje me këtë kërkesë serbe, për çka edhe ka pranuar përgjigje: ashtu siç ka kërkuar Beogradi “jo”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre me shkrim dërguar Davenport-it i thotë se në lidhje me këto zgjedhje serbe dhe mundësisë që ato të njëjtat të mbaheshin në territorin e Kosovës, është nevojkshme “një marrëveshje speciale” dhe se kjo kërkesë duhet të vjen drejtpërsëdrejti nga Serbia; dhe e cila në atë kërkesë “duhet të ketë në bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si një shtet i pavarur”.

Kurti qysh në fillim të letrës i drejtohet diplomatit të OSBE-së me fjalët “më lejoni t’ua ngrejë vëmendjen në kornizën e re ligjore” për të cilën thotë se është e ndërtuar mbi praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare; teksa vazhdon të tregojë për Marrëveshjen Bazike.
“(...) në mënyrë që të bëhe te mundshme që qytetarët nga komuniteti serb me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet një marrëveshje e veçantë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kurti.
“Kërkesë për këtë marrëveshje (të veçantë) duhet të dërgojë Serbia si palë e interesuar. Dhe çfarëdo kërkese e tillë duhet ta ketë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në pajtim me Nenin 2 të Marrëveshjes Bazike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan mes tjerash kryeministri.
Përmes këtyre kushteve, Kurti thotë se “e inkurajoj Serbinë të negociojë një marrëveshje speciale të tillë”, e cila, sipas tij, do të kontribuonte në zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike.
Dhe, e cila “do të kontribuonte në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, mbi bazën e të drejtave të barabarta dhe respektim reciprok për të drejtat e votuesve jashtë vendit”.
