Dugolli ia kthen Amerikës: Nuk kemi nevojë të koordinohemi për një të drejtë ligjore
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka reaguar pas komunikatës së Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këta të fundit theksuan se aksioni i djeshëm ishte pa koordinim.
Dugolli ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të koordinohet për të drejtën ligjore.
“Reagimet i kuptojmë shqetësimet i kuptojmë mirëpo ka kaluar mjaft kohë që nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së dhe ka pasur mjaft kohë që të gjinden modele për zbatimin e saj. Po ashtu pamë diskutimet në Bruksel të cilat dështonin njëra pas tjetrës për faj të Serbisë, e cila nuk donte të tregohej konstruktive madje nuk pranoj as propozimin e ndërmjetësuesit Lajçak i cili dha propozim konkret për lehtësimin e hapave drejt zbatimit të plotë të rregullores së BQK-së. Andaj ne kemi obligime ligjore dhe institucionet ligj zbatuese kanë obligime ligjore dhe në këtë aspekt nuk kemi nevojë të koordinohemi për një të drejtë ligjore pasi që të gjitha këto po ndodhin për të siguruar rend dhe ligj dhe në këtë kuptim janë veprimet e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Dugolli për RTV21.