"DSS s'ekziston më në Mitrovicë të Veriut": Janjiçeviq jep dorëheqje shkaku i skenave në Kuvendin e Serbisë
Boris Janjiçeviq ka njoftuar se do të ofrojë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit në Partinë e Re Demokratike të Serbisë për shkak të (sic) cirkut të sotëm në Kuvendin e Serbisë.
Ai tha për Kosovo-Online se të gjithë nga komiteti i qytetit në këtë parti (DSS) në Mitrovicë të veriut po jepnin dorëheqje.
“Nga sot, Partia e Re Demokratike nuk ekziston më në Mitrovicë,” – u shpreh ai.
Janjiçieviq u shpreh se kishte dhënë gjithçka për mbrojtjen e Kosovës.
“Vërtet s’dua ta shikoj këtë cirk, prandaj po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme si anëtar dhe si kryetar i bordit të ri krahinor të DSS-së në Kosovë dhe Metohi,” – vazhdoi ai.
Ai ka shtuar se nuk ka pritur që të shihte skena të tilla në Kuvnedin e Serbisë.
“Jam plotësisht i thyer,” – përfundoi ai.