Driton Selmanaj për konferencën e VV-së: Skandaloze, e turpshme dhe e pamoralshme - NACIONALE

Driton Selmanaj për konferencën e VV-së: Skandaloze, e turpshme dhe e pamoralshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër për konferencën e VV-së lidhur me rastin Dehari.

Selmanaj këtë konferencë e ka quajtur skandaloze, të turpshme dhe të pamoralshme.

Postimi:

Konferenca e LVV-së për rastin Astrit Dehari, skandaloze, e turpshme madje edhe e pa moralshme!

Rasti i Astrit Deharit është rasti që shpërfaqë pafytyrësinë dhe logjikën e turpshme, se çfarë është në gjendje të bëjë një parti politike në rastin konkret Lëvizja Vetëvendosje për të ardhur dhe mbajtur pushtetin.

Për gati 4 vite në qeverisje, nuk ndërmorën asnjë veprim serioz për t’i indihmuar institucionet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti, por krejt çka bënë, është se në qeverisjen e tyre për 3 herë radhazi u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore, vendi ku thuhej se ruheshin mostrat e të ndjerit Astrit Dehari.

Deri sot asnjë përgjigje të vetme se kush ia vuri flakën Institutit të Mjekësisë Ligjore?

Kush ishin shkaqet dhe shkaktarët?

A u vu dikush para përgjegjësisë penale?

A dha dikush dorëheqje nga pozitat politike dhe menaxheriale?

Përgjigja është e qartë ASKUSH, sepse LVV qeverisë me vendin.

Për 4 vite nuk bënë gjë për të. Për 4 vite gati se e harruan në tërësi. Kurse tash kur zgjedhjet po afrohen, LVV ndez makinerinë e saj të turpshme, për ta vu në funksion të plotë për qëllime elektorale dhe politike.

Rasti Dehari meriton drejtësi,në radhë të parë për familjen e tij dhe popullin e Kosovës.

Sa më larg qëndron LVV nga kjo çështje, aq më shumë do i bën nderë familjes dhe drejtësisë kosovare!

Lajme të ngjashme