“Dreqi fshihet në detaje”: Krasniqi thotë se nuk e pa tekstin e Asociacionit në takim me Lajçak - NACIONALE

“Dreqi fshihet në detaje”: Krasniqi thotë se nuk e pa tekstin e Asociacionit në takim me Lajçak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se emisari evropian, Miroslav Lajçak nuk e ka treguar tekstin e Asociacionit, pro e kanë diskutuar, për të cilin, u është thënë se është në pajtim me Kushtetutën e vendit.

Kështu u shpreh ai pas përfundimit të takimit para mediave, ku tha se floën për ngjarjet e javëve të fundit.

“Ne patëm një takim e emisarin Lajcak, ishte një takim informues në lidhje me rrjedhen e procesit në javët e fundit. Ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre, dhe po ashtu në terma të përgjithësuar, shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë që drafti i Asociacionit që është propozuar, është një draft në pajtim me Kushtetutën, por fatkeqësisht nuk patëm mundësinë ta konsultojmë tekstin integral.” – tha ai.

Krasniqi tutje ka kritikuar qasjën e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ka mungesë transparencë sa i përket kësaj çështje.

“Shpreha qëndrimi ne PDK-së që ne besojmë se duhet të ketë një vendosmëri më të madhe për të shkuar në process, dhe më shumë transparencë, sepse po flasim për marrëveshje, një nga pjesët me kontraverse që janë diskutuar, pra draftin për themelimin e Aociacionit. Është për t’u kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës për qytetarët dhe përfaqësuesit politik.” – tha ai.

Krasniqi po ashtu, ka thënë se janë të shqetësuar që nuk dijnë shumë detaje rreth Asociacionit, pasi sipas tij, “dreqi fshihet në detaje”.

“Kam kërkuar që Kosovës t’i hiqen sa më parë sanksionet, sepse nuk besoj që është e drejtë, aq më pak pas sulmit terrorist, ndërsa nuk ka asnjë veprim për Beogradin zyrtar…Shqetësimet tona vazhdojnë…për arsye se nuk jemi të njoftuar në detajet, siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurtë.” – u shpreh kreu i PDK-së.

Lajme të ngjashme