Drenas: Dy persona e plagosin në kokë një tjetër, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes
Një incident ka ndodhur dje në fshatin Baicë të Drenasit.
Policia e Kosovës ka raportuar se dy të dyshuar e kanë plagosur në kokë një tjetër person.
NJOFTIMI:
“Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.