Drenas: Arrestohen tre persona pasi e kanosën një polic që ishte jashtë detyrës zyrtare - NACIONALE

Drenas: Arrestohen tre persona pasi e kanosën një polic që ishte jashtë detyrës zyrtare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh, ata dsyhohet se pas një mosmarrëveshje në tragik, kanë kanosur dhe kanë tentuar ta sulmojnë një burrë tjetër që ishte zyrtar policor.

Zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KANOSJE Gllogoc, 20.04.2024, 17:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme