Drejtori i Policisë e mohon se po largohen hetuesit, e pranon se disa duhet të sistemohen
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka mohuar se ka pasur largime të hetuesve.
Megjithatë, ai ka pranuar se disa prej tyre po sistemohen. Hoxha ka theksuar se tash duhet të jenë 27 policë, jo 30 sa kanë qenë.
Hoxha ka thënë se nuk e mendon ndarjen territoriale te hetuesit.
Gjithë ky raportim vjen pas raportimit të gazetës Nacionale.
Fjala e drejtorit:
Gazmend Hoxha:
Ashtu siç tha kryetari bazuar në kërkesën e kryetarit gjatë javës së kaluar kemi përshtatuar agjendën për ditën e sotme. Kemi pasur tri data që të raportojmë sipas kërkesës tuaj lidhur me ndryshimet në Njësinë e Veçantë e Hetimeve.
Unë mundem me thanë që nga ciëlsia e drejtorit të Policisë njoftoj se nga kjo Njësi nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici përveç Shemsi Hazirit, që është transferuar në kuadër të reformave që unë kam zbatuar me qëllim të arritjes së vizionit dhe në zbatim të strukturës së re organizative me qëllimin e vetëm për të rritur efikasitetin në Policinë e Kosovës.
Iu garantoj me gjithë autoritetin tim që këto lëvizje që janë bërë janë bërë me kërkesën e policëve vet. Asnjë polic nuk është larguar pa kërkesën e tyre dhe pa epror. Jo nuk kanë pasur presion, të garantoj. Kanë qenë për nevoja të tyre personale. Kjo Njësi dikur është paguar ka pasur shtesë ekstra 300 euro e cila është ndaluar në shuarjen e Task Forcës. Këta katër janë larguar me vullnetin e tyre, as nuk ka listë të largimit të tyre. Ekziston një problem: struktura e Njësisë ka pasu 30 policë, me strukturën e re dhe është paraprarë tash të ketë 27 policë. E tash ne kemi obligim që nga këta 30, t’i sistemojmë dhe janë bërë disa reforma brenda njësisë. Disa grada janë rritur në pozicione që kanë pasur, të tjerët janë zvogëluar. Kosova është e vogël me nda në territore, nuk e di sa veta janë prej Drenasit në Njësi.