Drejtori i Policisë: Dyshojmë se Radojiçiq ishte i veshur, armatosur e organizator në sulmin e djeshëm
Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, në një konferencë të përbashkët me Ministrin Xhelal Sveçla, ka thënë se dyshohet se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, dje ka qenë në sulmin e djeshëm.
“Një nga automjetet G-class, me targa BG 1107YY është gjetë një dokument i aplikimit të lejës për armë të personit Milan Radojiçiq, njëherit nënkryetar i Listës Serbe. I njejti është i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale në Republikën e Kosovës. Dokumenti është i lëshuar nga autoritette serbe duke ngritur dyshimin e fuqishëm se në mesin e personave të armatosur e uniformuar ka qenë edhe vetë Milan Radojiçiq.” – ka thënë Hoxha.
Përafërsisht të njëjtat fjalë i tha edhe ministri Sveçla.
Gjithashtu, Drejtori ka thënë se për krejt këtë aksion dyshohet pikërisht se organizator ka qenë Milan Radojiçiq.