Drejtori i Ortopedisë: Jozyrtarisht më njoftuan për gjuajtje me armë zjarri jashtë klinikës
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka thënë se jozyrtarisht ka kuptuar që jashtë Klinikës së Ortopedisë në QKUK të dielën në mbrëmje ka pasur të shtëna me armë.
Ai ka thënë për Ekonomia Online se janë shtuar forcat e policisë në këtë klinikë.
“Nga ekipi kujdestar jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo jozyrtarisht kemi dëgjuar se ka pasur të shtëna jashtë klinkës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai.
Në këtë klinikë po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “italiani”