Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Një pjesëtar i Policisë së Kosovës do të operohet
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili mbeti i lënduar gjatë aksionit në Banjska Zveçani, është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës Jugore.
I njëjti po qëndron në spital dhe nesër pritet t'i nënshtrohet një operacioni. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e spitalit, Luljeta Buçinca Zhubi.
"Kemi një pjesë të policisë, e cila është plagosur nga copa predhash. Në konsultim me kirurgun është konstatuar se duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje.” - tha Zhubi.
Me fjalë të tjera, ai ka shtuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicën Jugore janë trajtuar gjashtë pjesëtarë të Kosovës.
"Disa nga të lënduarit janë transferuar në Prishtinë dhe të gjithë janë liruar në shtëpi." - ka thënë Zhubi.
