Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: E trishtuar dhe e tronditur nga vrasja arsimtares Sadije - NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: E trishtuar dhe e tronditur nga vrasja arsimtares Sadije

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit ne Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka reaguar pas vrasjës së gruas në Prishtinë, e cila dyshohet të jetë vrarë me sëpatë nga burri i saj.

Musmurati thotë se është e trishtuar dhe e tronditur për vrasjën e arsimtares së Shkollës Fillore “Dardania”.

Drejtoresha e Arsimit përmes një postimi në Facebook, ka dënuar vrasjen dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të viktimës.

E trishtuar dhe e tronditur nga vrasja makabre e barbare e arsimtares Sadije. Sot familjes Godeni iu mor pabesisht një nënë e përkushtuar, nxënësve një arsimtare e dashur dhe Shkollës Fillore “Dardania” një profesioniste e një kolege e jashtëzakonshme”, ka shkruar Musmurati.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë në Prishtinë ka ngjallur shumë reagime, përfshirë të politikanëve, aktivisteve feministe e analistëve. Nacionale është duke raportuar në vazhdimësi për ngjarjet

Lajme të ngjashme