Dramatizon Vuçiqi: Duke e njohur Kurtin, s'jam optimist për takimin - NACIONALE

Dramatizon Vuçiqi: Duke e njohur Kurtin, s'jam optimist për takimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e ku është edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurit, ka pasur disa takime, përfshirë një me sekretarin amerikan Anthony Blinken.

Në Gjermani, Vuçiqi ka folur pas takimit me Josep Borrellin, kryediplomatin e Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Bruksel për një takim në nivel të lartë, siç është paralajmëruar të mbahet më 27 shkurt. Ai tregoi se foli edhe për temat e mundshme në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

“Unë deklarova se jam gati, por le të dihet se për çfarë do të bisedohet. Serbia është gati të bëjë gjithçka që duhet të bëjë, por ju e dini sekuencën e lëvizjeve.”tha Vuçiq, transmeton Informeri, gazetë e afërt me regjimin e Serbisë.

“Duke e njohur Kurtin e Prishtinën, unë nuk jam optimist” – vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme