Drama për zgjedhjen e presidentit, analisti: Duket që Abdixhiku dhe Osmani kanë bashkëkonspiruar kundër LDK-së - NACIONALE

Drama për zgjedhjen e presidentit, analisti: Duket që Abdixhiku dhe Osmani kanë bashkëkonspiruar kundër LDK-së

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka vlerësuar se drama rreth zgjedhjes së presidentit ka treguar diçka interesante.

Ai ka bërë me dije se kjo çështjet ka treguar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja Vjosa Osmani vazhdimisht kanë qenë tandem politik.

Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka shkruar nga raportet e tyre duket se këto dy figura kanë bashkëkonspiruar kundër LDK-së.

“Drama per zgjedhjen e Presidentit te ri nje gje e ka bere te qarte me shume se kurre, qe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani paskan qene tandem i kahershëm politik. Madje duket qe te njejtit edhe kane bashkekonspiruar ne vitin 2021 kundër LDK-se atëbotë, ne mënyrë qe e para nëpërmjet Albin Kurtit te behet Presidente, kurse Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-se. Përndryshe jane te pakuptimta sulmet kundër Albin Kurtit per shkelje te kushtetutes dhe njëkohësisht mbrojtja e Vjosa Osmanit, po ashtu nje shkelese kronike e kushtetutes. Ajo ia doli te shpetoi nga ky "delikt" juridik vetem fale mburojes politike qe ia beri Lumir Abdixhiku duke i penguar nismat parlamentare qe do ti adresonin shkeljet e saj kushtetuese në favor te pushtetit te Albin Kurtit, ne Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme