Dragisha Mijaçiq: E pashmangshme që Serbia ta nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën - NACIONALE

Dragisha Mijaçiq: E pashmangshme që Serbia ta nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dragisha Mijaçiq ka folur po ashtu për takimin në Ohër që pritet të mbahet më 18 mars duke e cilësuar si të pashmangshëm “nënshkrimin” e Serbisë në “një periudhë të ardhshme”.

Sipas aktivistit serb që drejton Institutin për Zhvillim Ekonomik Territorial ka theksuar që presioni mbi Kosovën dhe Serbinë pritet të jetë i madh edhe pas datës 18 mars, takimit të Ohrit.

Mijaçiq u shpreh se rëndësia e Propozimit Evropian nuk mund të anashkalohej, duke e cilësuar pajtimin e dy liderëve për të më 27 shkurt si veprim që të çonte në një fazë të re në dialog.

Ai vazhdoi duke thënë se Prpozimi parashihte avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por po ashtu edhe nevojën për mbrojtje më të madhe të të drejtave të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

“Është e pashmangshme ëq Serbia duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën në periudhën e ardhshme për ta ruajtur paqen,” përfundoi aktivisti.

Lajme të ngjashme