Drafti i Asociaciont në Konkluzionet e BE-së, Vetëvendosja: Nuk dërgojmë draft të Lajçakut në Kushtetuese
Tekstin e hartuar dhe mbështetur nga ajo që quhej ‘Pesëshja e Madhe’ për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, Vetëvendosja e quajti “draft të Lajçakut” i cili, si i tillë, nuk pranohet nga qeveria kosovare dhe as dërgohet për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo hiç më larg se pak javë pas miratimit të atij teksti edhe në vetë Konkluzinet e Këshillit të Bashkimit Evropian – i.e si qëndrim zyrtar i unionit njëzet e shtatë shtetësh dhe i cili do të amandamentohet edhe në Grupin e Posaçëm të Kosovës për Normalizim – ashtu siç është konkluduar në Marrëveshje të Ohrit.
Ndonëse ky dokument ka arritur majat institucionale të BE-së, si qëndrim politik dhe ligjor i tyre karshi Kosovës: Vetëvendosja, tha që “nuk bëhet fjalë”.
“Nëse bëhet fjalë për një draft i cili duhet të shkojë për opinion në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, ai draft duhet të hartohet prej qeverisë dhe jo draft të Lajçakut dhe i cili i imponohet Qeverisë së Kosovës që ta pranojë si të tillë”, tha deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu në një prononcim për “KosovaPress”.
“Sepse askund në dialog nuk thuhet që draftin do ta hartojë Lajçaku dhe e keni për obligim që ta dargoni në GJK. Aty do të mund të dërgonim një draft i cili do të buronte prej institucioneve tona”, tha ai.
Përtej retorizimit me emra të përvetshëm si “Miroslav Lajçak”, draft-Statuti si i tillë është qëndrim zyrtar i mbarë QUINT-it – e deri edhe te Këshilli i Sigurimit.
Konkluzionet e BE-së
Në pikën 92 të konkluzioneve u nënvizua çështja e Asociacionit.
“Të themelohet Asociacioni/Bashkësia e Komunave të banuara me shumicë serbe, duke nisur me bartjen e draf-Statutit të prezantuar te palët nga ndërmjetësi i BE-së, me vendim të Qeverisë së Kosovës te Gjykata Kushtetuese pa vonesa të mëtejme”.
“Këshilli rikujton që strukturat e mbështetura nga Serbia (i.e strukturat paralele serbe) dhe shërbimet të parapara në to të zgjidhen në vijë me marrëveshjen e arritura në Bruksel dhe me ligj të Kosovës”, thuhet në konkluzione.
Kosovës i janë lidhur pashkëputshëm i gjithë shtegu evropian me çështjen e procedimit të atij teskti të ofruar nga shtetet e QUINT-it: prej ndalimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të këtij viti e deri edhe te çështja e Fondit të Rritjes së BE-së, ku Kosova supozohet të përfitojë 900 milionë euro – kredi të buta shumica, por edhe grante.
Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar e bllokuan në momentim e fundit anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Një letër e dërguar nga Kancelari Federal Gjerman, Olaf Scholz, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kishte zbardhur krejt çështjen se si ai dokument – sipas, Vetëvendosjses “drafti i Lajçakut” – kishte bllokuar mu në fund rrugën për KiE.
“Topi është në oborrin tuaj”, kishin shkruar tre liderët e shteteve më të fuqishme të BE-së në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të miratuar draft-Statutin e Asociacioit – duke i qëndruar në plotni prapa atij dokumenti.