Draft-statusi i FES, Tahiri: Qeveria e Kosovës është dashur të merret më këtë çështje, e jo organizatat - NACIONALE

Draft-statusi i FES, Tahiri: Qeveria e Kosovës është dashur të merret më këtë çështje, e jo organizatat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur rreth draft- statutit për Asociacionin nga organizata gjermane FES.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të merret më këtë çështje, e jo organizatat jo-qeveritare, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.

Tahiri ka thënë se ajo çfarë e bën më të dëmshëm këtë draft, është se flitet për marrëveshje finale pa njohje, dhe se kjo mund të shndërrohet në një Republika Srpska.

Kjo duhet të jetë një iniciativë e Qeverisë, pra detyrat tona të shtëpisë nuk duhet të lejojmë që të na i bëjnë të tjerët që të kemi imponim nga të tjerët, sepse sikur të kishim pasur një dokument zyrtar nga Qeveria e Kosovës, atëherë OJQ ose të huajat ose tonat do ta kishin më problem të vinin deri te prezantimi i drafteve konkrete. Bazë për diskutim nuk do të jenë drafte të tilla, bazë për diskutim duhet të jenë draftet e Qeverisë së Kosovës, sepse ato janë zyrtare dhe ne duhet të marrim pronësi mbi këto procese dhe ne duhet të dimë saktë çka po ndërtojmë dhe ai draft dhe tendenca që Asociacioni të ketë rrugës kompetenca ekzekutive është shumë e dëmshme. Hala më të dëmshëm e bën faktin se po flasim për marrëveshje finale pa njohje, po e lëmë rrugën qel që në kuadër të këtij moratorium kur të vjen koha të ulem në tavolinë për njohje finale. Ky Asociacion, nesër mund të shndërrohet në Republika Srpska”, thotë ai në emisionin “Blic Interview” .

Tahiri ka thënë se nëse PDK, voton një marrëveshje pa njohje, bën një gabim të madh.

“Unë sot nuk mund të them qëndrimin e PDK-së, sepse ose Kryesia ose Kuvendoi do ta marrë një vendim për këtë. E shoh si shumë gabim nëse PDK do ta votonte një marrëveshje pa njohje, ju e dini deri para një vitit letrat që kanë ardh nga SHAB e kanë përmendur njohjen, ndërsa sot në një situatë të re që legjitimon status qou, do të ishte gabim i madhe që ne ta përkrahnim me votë”, thotë ai.

Lajme të ngjashme