Dorëzohet një propozim për Rezolutë që Serbia të anëtarësohet në BRICS - NACIONALE

Dorëzohet një propozim për Rezolutë që Serbia të anëtarësohet në BRICS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, Lëvizja e Socialistëve ka dorëzuar një propozim për një Rezolutë që kërkon hyrjne e Serbisë në BRICS, ka mësuar Danas.

Nënshkrimet e këtij propozimi janë dhënë nga deputetë të partisë që deri vonë drejtohej nga Alleksandër Vullini, e të cilët janë pjesë e grupit parlamentar të partisë së Vuçiqit.

BRICS-i në anën tjetër është krijuar si kundërpeshë e G7-s mes Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Ata po kërkojnë të anëtarësojnë edhe shtete tjera.

“Të vetëdijshëm për faktin se bota që po jetojmë po ndryshon pakthyeshëm, ne shprehim nevojën për të hapur një dialog më të gjerë social para popullit të Republikës së Serbisë rreth faktit të pakundërshtueshëm se e ashtuquajtura rrugë evropiane e Serbisë e ka një alternativë në procesin e anëtarësimit në organizatën BRICS,” – thuhet në propozim-rezolutën, raporton Danas.

Nga kjo parti thonë që një gjë e tillë do të konfirmonte zotimin e Serbisë për vendosjen e një rendi botëror më fer, që do të bazohej në respektimin e pakusht të ligjit ndërkombëtar.

Pikërisht Ligjin Ndërkombëtar e përmend Serbia si argument për të shtrirë qëndrimin e saj armiqësor ndaj Kosovës.

Në këtë propozim kërkohet nga Qeveria e Serbisë që brenda 30 ditësh nga adoptimi i mundshëm i rezolutës të kërkohet nga BRICS-i që të kuptohet për pozicionin e një shteti observues, por po ashtu edhe të krijohet një ministri për anëtarësimin në këtë organizatë.

Lajme të ngjashme