“Dorëheqje”, kërkohen “kokat” e Armend Mehajt dhe Bashkim Jasharit pas ngjarjes në Shtërpcë
Ngjarja e rëndë në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy persona të përkatësisë etnike serbe, ka ngjallur shumë reagime. Pothuajse të gjithë liderët institucional e të partive politike kosovare, e kanë dënuar fuqishëm e njëzëri plagosjen e një fëmije 11-vjeçar e të një djaloshi 21-vjeçar, për plagosjen e të cilit dyshohet një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Madje për këtë ngjarje, tashmë janë kërkuar “kokat” e Armend Mehajt, ministër i Mbrojtjes dhe të Bashkim Jasharajt, komandant i përgjithshëm i FSK-së. Dorëheqjen e z. Mehajt dhe z. Jasharajt e kanë kërkuar së paku dy analIstë.
Dorëheqjet e kërkuara
I pari që foli për dorëheqje pas dyshimit për përfshirje të një ushtari të FSK-në në plagosjen e dy qytetarëve në Shtërpcë ishte Halil Matoshit. Gazetar veteran dhe analisti i njohur e quajti ngjarjen si “akt kundër lirisë dhe shtetit kosovar”.
Që në rreshtin e dytë të shkrimit jo aq të gjatë, z. Matoshi e çimenton kërkesën e tij për dorëheqjen e minsitrit Mehaj, duke ofruar edhe një
“Ministri i mbrojtjës Armend Mehaj duhet me u dorëheq. Meniherë.
Ai doket ashiqare se nuk e ka nën kontroll të plotë ushtrinë.
Pasqyrën e nji kombi.” – shkroi z. Matoshi.
Gazetari veteran e ka cilësuar dorëheqjen e Mehajt si akt moral dhe madje si një çështje të domosdoshme, duke akuzuar qeverinë për “diskurs të praptë”.
Deri më tani, 227 persona janë pajtuar me z. Matoshin, duke e pëlqyer statusin e tij, ku kërkohet dorëheqja e Mahajt.
“Dorëheqja e ministrit si akt moral, âsht e domosdoshme!
Sepse diskursi i praptë i qeveritarëve kohëve të fundit, ka kriju ambient të favorshëm për akte të tilla, që në thelb bien ndesh me interesat vitale të vendit tonë, duke i dhânë shkas propagandës ruso-serbe që ta akuzojnë Kosovën për përndjekje të serbëve.” – shkroi tutje Matoshi.
Ndërsa Nexhmedin Spahiu ishte më “modest” në shkrimin e tij për dorëheqjen e bartësve të isntitucioneve. Analisti nga Mitrovica kërkoi dorëheqjen vetëm të z. Bashkim Jasharajt, komandant i FSK-së.
Spahiu tha se një dorëheqje e Jasharajt do të mbronte nderin, dinjitetin dhe heroizmin e familjes Jashari.
“Komandanti i FSK Bashkim Jashari duhet të jep dorëheqje morale pas incidentit në Shterpcë. Me këtë dorëheqje do ta mbronte nderin, dinjitetin dhe heroizmin e familjes Jashari.” – shkroi z. Spahiu.
Me z. Spahiun është pajtuar edhe ish-gazetari dhe ish-korrespodenti i RTK-së nga Serbia, Fahri Musliu, i cili shkroi se kërkesën e z. Spahiut “topi nuk e luan”.
“Topi nuk e luan. Sepse ngjarja e ndodhur në këtë ditë të shenjtë për ortodoksët e ka peshën edhe në të madhe prandaj edhe dënimi duhet të jetë më i fuqishëm.” – komentoi z. Musliu në statusin e z. Spahiut.
Ushtari në ngjarje
Në ngjarjen e dënuar gjërësisht, dyshohet të jetë i përfshirë edhe një ushtar i FSK-së. Dje Policia e Kosovës njoftoi që A.K. është arrestuar nën dyshimet për sulmin ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë. Ministri Armend Mehaj reagoi pak orë pasi ndodhisë, duke treguar se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është prëfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Siç raportoi dje Nacionale, i dyshuari për këtë rast është Azem Kurtajn, i biri i dëshmorit Danush Kurtajt. Danush Kurtaj është dëshmor i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe kishte mbetur i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 për të vdekur një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.
Më 25 nëntor, ose më pak se dy muaj më parë, Azem Kurtaj kishte qenë mes ushtarëve të Kosovës që ishin dekoruar nga Ushtria e Shqipërisë.
Kurtaj raportohet se është 33 vjeçar.

