Dorëheqja e Mehajt, ambasadori gjerman e falënderon për bashkëpunimin - NACIONALE

Dorëheqja e Mehajt, ambasadori gjerman e falënderon për bashkëpunimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj nga pozita e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorne Rohde, i cili e ka falënderuar ish-ministrin Mehaj për punën dhe përkushtimin ndaj Kosovës. Tutje ai e ka falënderuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në siguri dhe mbrojtje.

“Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj 🇽🇰 dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave 🇩🇪🇽🇰 u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme