Dorëheqja e Boletinit dhe Berishë nga Bordi i RTK-së, OSBE i përgëzon për punën - NACIONALE

Dorëheqja e Boletinit dhe Berishë nga Bordi i RTK-së, OSBE i përgëzon për punën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) çmoi vendimet për dorëheqjen nga Bordi i RTK-së të kryetarit Besnik Boletini dhe anëtares Arta Berisha, të cilat i vlerësoi si vendime të mara në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik.

Postimi i OSBE-së:

Misioni i OSBE-së vëren dorëheqjen e Kryesuesit të Bordit të RTK-së z. Besnik Boletini dhe atë të anëtares së Bordit të RTK-së znj. Arta Berisha. Ne përgëzojmë z. Boletini dhe znj. Berisha për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetimeve publike.

Misioni i OSBE-së respekton vendimet e tyre si të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik.

Misioni gjithashtu nënvizon rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik.

Tashmë është e domosdoshme që KK të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet në mënyrë që bordi të funksionojë përsëri. Emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i një drejtori të ri të përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartë në merita.

Lajme të ngjashme