“Donin ta kapnin territorin e Kosovës”: Sveçla flet në “The Guardian” për sulmin në veri
Ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla ka folur për “The Guardian” në lidhje me grupin terrorist të cilët vranë një polic kosovar mëngjesin e së dielës.
Sveçla ka deklaruar se ky grup ka ardhur dhe është trajnuar nga Serbia.
“Ky grup erdhi nga Serbia, janë trajnuar në Serbia, janë financuar nga ata dhe janë pajisur me armë nga ushtria e Serbisë dhe policisë së saj
Disa prej armëve, janë marrë nga depo të armëve dhe u janë dhënë terroristëve që erdhën në Kosovë nga Serbia.” – ka deklaruar ai.
Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme është shprehur se grupi ka dashur që ta kapë territorin e Kosovës.
“Donin që ta kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë.” – tha ai.
