Ekskluzive | Zgjedhjet në rrezik, KEDS e pranon se s`mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji për të gjitha qendrat e votimit - NACIONALE

Ekskluzive | Zgjedhjet në rrezik, KEDS e pranon se s`mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji për të gjitha qendrat e votimit

1 muaj më parë

nga Muhamet Koci

KEDS e ka pranuar se nuk mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për ditën e zgjedhjeve.

Kjo është bërë e ditur sot në një takim që zyrtarët e kësaj kompanie kanë pasur me ushtruesin e detyrës se Drejtori të Sekretariati të KQZ-së, Besnik Buzhala.

Në raportin e këtij takimi, të cilin e siguruar gazeta Nacionale, KEDS nuk ka dhënë garanci se mund të furnizojë pandërprerë me energji elektrike të gjitha qendrat e votimit dhe të numërimit gjatë ditës së zgjedhjeve.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike, kohën e pikut të konsumit, kushtet e pafavorshme atmosferike, si dhe mbingarkesat e shkaktuara nga mungesa e kapaciteteve në nivelin e transmisionit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes – KEDS, pavarësisht vlerësimit të rrezikut sipas niveleve, nuk mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe të numërimit. Këta faktorë mund të shkaktojnë potencialisht ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së votimit, ndërprerje të cilat janë jashtë vullnetit të operatorit”, është thënë në raportin e takimit, i cili është përmendur edhe sot në mbledhjen e KQZ-së.

Ndër të tjera, në raport tregohet se cilat qendra janë më të rrezikuara nga ndërprerja me energji elektrike.

Shkaku kryesor që ndikon në furnizimin me energji elektrike, dhe në lidhje me këto vlerësime, rezulton si në vijim: • Në rrezik të lartë për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 666 qendra të votimit; • Në rrezik të mesëm për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 204 qendra të votimit; • Në rrezik të ulët për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 79 qendra të votimit; • Në rrezik të lartë për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 19 qendra komunale të numërimit; • Në rrezik të mesëm për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 12 qendra komunale të numërimit; • Në rrezik të ulët për ndërprerje të energjisë elektrike, përfshihen 8 qendra komunale të numërimit”, është thënë në raport.

më tej, aty kërkohet që qendrat e votimit dhe të numërimit të jenë të pajisura me burim alternativ të energjisë elektrike.

Është e një rëndësie të veçantë që qendrat e votimit dhe të numërimit të jenë të pajisura me burim alternativ të energjisë elektrike, përkatësisht me gjeneratorë që nuk varen nga furnizimi primar me energji elektrike. Pajisja e këtyre qendrave me gjeneratorë dhe funksionalizimi i tyre nga aspekti teknik dhe organizativ do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në dokument, duke dhënë detaje tjera.

Në lidhje me pikën II, sipas të dhënave nga Kryesuesi e KKZ, rezulton se në 497 qendra votimit ka gjeneratorë, të cilët jo të gjithë gjeneratorët mundësojnë ofrimin e ndriçimit brenda hapësirave. Ndërsa, në 491 qendra të votimit nuk ka fare gjeneratorë”, thuhet në raportimin e takimit.

Lajme të ngjashme