Doktori flet për gjendjen e policit që u lëndua pas aksidentit të autoblindës në veri: Ka thyerje të brinjave në të dy anët - NACIONALE

Doktori flet për gjendjen e policit që u lëndua pas aksidentit të autoblindës në veri: Ka thyerje të brinjave në të dy anët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njëri nga tetë zyrtarët policorë që u lënduan pas aksidentit të autoblindës në veri të vendit, po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Dr.Frederik Çuperjani, specialist i Kirurgjisë Torakale ka thënë për “EO” se pacienti i moshës 30 vjeçare ka thyerje të brinjave në të dy anët e krahërorit, por gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e pacientit është stabile për momentin, pacienti është duke u përcjellë. Lëndimet janë të rënda, pra kemi të bëjmë me shtypjen e kraharorit, me thyerje të brinjave në të dyja anët e kraharorit, mirëpo gjendja e tij është stabile, pacienti është i fuqishëm është i ri dhe besoj se çdo gjë do të shkojë sipas dëshirave tona. Mosha e tij është mbi 30 vjeçar, është një djalë i fuqishëm edhe njëherë për njëherë gjendja e tij po përcjellët dhe është premtuese, stabile”

“Këto janë lëndime të rënda edhe gjendja e tij ka qenë e rënduar por pas ekzaminimeve janë parë lëndimet, pra mushkëria është e pacenuar, nuk kemi as ajër e as gjak në hapësirën pleurale edhe vetëm kemi konstatuar thyerjet e brinjëve dhe shtypjen e mushkërive dhe të kraharorit. Po, me vetëdije ka qenë.” – ka thënë ai.

Ndryshe, policia e Kosovës në një komunikatë ka njoftuar ae aksidenti ka ndodhur rrreth orës 20:00 dhe se në veturën e blinduar kanë qenë tetë zyrtarë policorë.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.” – thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë që kanë pësuar lëndime janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor, është bërë me dije tutje.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”.

Lajme të ngjashme