Dogana e Kosovës merr nën operim të përkohshëm terminalin doganor të Pejës - NACIONALE

Dogana e Kosovës merr nën operim të përkohshëm terminalin doganor të Pejës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka marrë nën operim të përkohshëm terminalin doganor në Pejë.

Siç thuhet në njoftimin e Doganës në Facebook, kjo është bërë me qëllim të vijimit të ofrimit të pa ndërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, ngjashëm si në aranzhimet në Merdar.

Nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me komunën e Pejës.

Ata thonë se janë në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës.

Lajme të ngjashme