Dogana zbulon një bunker për fshehjen e barnave të kontrabanduara në Prishtinë
Zyrtarët e doganës së Kosovës, kanë zbuluar në një barnatore të Prishtinës një bunker me barna të kontrabanduara.
Me të marrë informacionin, njësitet e doganës gjatë kontrollit në barnatore kanë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara, thuhet në njoftimin zyrtar të dhënë, shkruan Nacionale.
Medikamentet e gjetura janë sekuestruar, ndërkaq ndaj pronarit është iniciuar procedurë kundërvajtëse.
Komunikata e plotë:
Prishtinë 27 janar 2023 njësit e doganës sot kanë arritur që të zbulojnë një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë.
Pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët Doganorë kanë organizuar një kontrolle në një barnatore në Prishtinë.
Gjatë kontrollimit janë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.
Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse.
Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat.
