Dodik: Planin franko-gjerman duhet ta pranojnë ose ta refuzojnë së bashku - NACIONALE

Dodik: Planin franko-gjerman duhet ta pranojnë ose ta refuzojnë së bashku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se për planin franko-gjerman në Serbi duhet të bëhen të gjithë bashkë, si për ta pranuar por edhe për ta refuzuar.

Ai ka thënë se vendimi duhet të merret bashkërisht nga qeveria, opozita dhe nga shoqëria serbe në tërësi.

Nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, si dhe nga shoqëria në tërësi. Po ashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta bëjmë të gjithë.” - ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shtoi se “serbët, kudo që jetojnë, duhet të bashkohen dhe të jenë të bashkuar rreth negociatave”.

Sipas tij, duhet të merren parasysh pasojat e mundshme që kanë të bëjnë me zgjidhjen për Kosovën, të cilat, siç tha ai, mund të ndryshojnë qëndrimin e përgjithshëm të serbëve.

Nëse refuzojmë, do të refuzojmë së bashku, nëse pranojmë, duhet të pranojmë së bashku. Dhe kjo është e rëndësishme vetëm që Serbia dhe serbët të mos ndahen përsëri.” - tha ai.

Ndryshe në Kuvendin e Serbisë pritet të diskutohet për planin franko-gjerman.

Lajme të ngjashme