Dobra: Në Pediatri u zëvendësuan shtatë shtretër, pritet furnizimi me artikuj të rinj - NACIONALE

Dobra: Në Pediatri u zëvendësuan shtatë shtretër, pritet furnizimi me artikuj të rinj

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ka nisur zëvendësimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të një projekti për modernizimin e infrastrukturës dhe furnizimin me inventar medicinal.

Drejtori i Shërbimeve Tekniko-Administrative në QKUK, Fisnik Dobra, tha se ky është vetëm fillimi i projektit, i cili realizohet përmes një kontrate të lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

“Sot është bërë ndërrimi i disa shtretërve të cilët kanë qenë të dëmtuar. Janë ndërruar me shtretër të rinj, ju e patë edhe vetë, ishit dëshmitarë të ndryshimeve që janë bërë. Desha t’ju njoftoj se ky është vetëm fillimi i një projekti, nga një kontratë që është lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit e 10 qershorit, për modernizimin e infrastrukturës. Këtu konkretisht bëhet fjalë për furnizim me inventar për klinikat, inventar medicinal”, deklaroi Dobra, raporton Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme