Doarsa Kica tregon si do të dukej një barcoletë e pushtetit: Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me situatën politike në vend.
Ajo ka treguar se si do të dukej një barcoletë politike në vend, duke përmendur aferën “Zdravo” dhe skandalin me vajin nga Polonia, për të cilin shteti pagoi, por kurrë nuk erdhi në Kosovë.
Kica-Xhelili, në fund e ka përmendur edhe frazën e shumëpërdorur të Qeverisë, duke u shprehur se “nëse e teprojmë, kthehemi të 20 vitet”.
Postimi i plotë:
Si do të dukej një barcoletë politike në vikend?
#Zdravo, një shishe vaj të lutem! Po e paguaj, por s’po e marr.
Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente.
Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna.
Na u desht vetëm pak ‘digresion’ nga skandalet se u bënë shumë.
Dëgjuam që ka skandal edhe për grurin? S’ka gjë, edhe ashtu planifikonim që të gjithë të hanë bar.
Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet.
Hvala!