Dje thoshte se kontribuoi në luftë më shumë se 100 luftëtarë të UÇK-së, Spahiu sot e viziton Gjuriqin në Beograd - NACIONALE

Dje thoshte se kontribuoi në luftë më shumë se 100 luftëtarë të UÇK-së, Spahiu sot e viziton Gjuriqin në Beograd

4 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, i cili njihet si mbështes i Albin Kurti, e ka vizituar në Beograd ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu e ka postuar një fotografi me ministrit serb, duke thënë se ajo është realizuar në zyrën e Gjuriqit.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, ka shkruar Spahiu.

Analisti nga Mitrovica nuk i ka treguar arsyet e kësaj vizite.

Ajo që dihet është fakti se Spahiu jo rrallë fyen luftëtarët e UÇK-së, duke thënë se kanë ikur dhe nuk kanë luftuar.

Se fundi, ai ka pretenduar se kontributi i tij në çlirimin e Kosovës është më i madh se i 100 luftëtarëve të UÇK-së.

Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, ka thënë Spahiu në Kanal 10.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arsim Jashari, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ka qenë në këtë emision.

Ai ka thënë se nuk e di se cili është kontributi i Spahiun në luftë.

Kurse, Spahiu i është përgjigjur se ai ka qenë në luftë më i rrezikua se ish-luftëtari i UÇK-së.

E kam pasë jetën e rrezikuar më shumë se ti”, ka thënë Spahu.

Lajme të ngjashme