Djali feston pasi nëna e tij u gjet gjallë 176 orë pas tërmetit - NACIONALE

Djali feston pasi nëna e tij u gjet gjallë 176 orë pas tërmetit

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Fotot që do të mbahen mend për shumë kohë vijnë sot nga Turqia.

Edhe pse gjasat për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz janë shpëtuar më shumë se një javë pas tërmetit të tmerrshëm.

Miray, një vajzë e vogël, u shpëtua në qytetin jugor të Turqisë, Adiyaman. Ajo u gjet e gjallë në rrënojat e godinës edhe 178 orë pas tërmetit. CNN Turk raportoi se vajza është gjashtë vjeç dhe se ekipet e shpëtimit janë afër nxjerrjes së motrës së saj më të madhe nga rrënojat.

Fotot prekëse të një djali duke festuar pasi shpëtimtarët nxorrën të gjallë nënën e tij nga rrënojat për më shumë se një javë

Ndoshta fotot më prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët nxorrën të gjallë një grua nga rrënojat e një pallati. Ajo quhet Serap Donmez dhe posaçërisht impresionojnë fotot e djalit të saj duke festuar zbulimin e nënës së tij.

Një tjetër grua, 70-vjeçarja Nuray Gurbuz, është gjetur e gjallë sot në Hatay, 178 orë pas tërmetit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme