Dita e zgjedhjeve, një javë dallim: A do të vendosë presidentja për 26 janarin e opozitës apo 2 shkurtin e VV-së? - NACIONALE

Dita e zgjedhjeve, një javë dallim: A do të vendosë presidentja për 26 janarin e opozitës apo 2 shkurtin e VV-së?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pushtet dhe opozita nuk kanë propozuar datë të njëjtë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Sot është bërë e ditur se VV-ja si datë për mbajtjen e zgjedhjeve e ka propozuar 2 shkurtin, kurse opozita më herët ka treguar se wshtw pwr 26 janarin.

Tani gjithçka është në duar të presidentes Vjosa Osmani. Sipas Kushtetutës së Kosovës, pas propozimeve të partive politike, shefja e shtetit vendos për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

E para e vendit ka bërë me dije se shumë shpejt do të vendos për këtë çështje.

Një ditë me parë, presidentja Osmani ka thënë se dallimi që kanë partitë politike për kwtw çështje nuk është i madh.

Sipas saj, në pyetje është një javë.

Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë, më pas nesër pasi të përfundojë nesër orari, do të dëgjojë vlerësimet e kabinetit tim, ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë. Është diskrecion i presidentit. Nuk ka dallim një javë më shumë më pak. Nuk bën diferencë të madhe.” – ka thënë Osmani.

Opozita unike për datën

Opozita është treguar unike për datën në të cilën duhet të mbahen zgjedhjet.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-së kanë propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sot, në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive tjera parlamentare në Kosovë, kam propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datën optimale kur duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale në vendin tonë. Partia Demokratike e Kosovës, duke parë keqqeverisjen e deritanishme, ka kërkuar disa herë zgjedhje të parakohshme. Meqë zgjedhjet e parakohshme nuk ndodhën, për zgjedhjet e rregullta nuk ka nevojë të ketë shtyrje të pajustifikueshme – prandaj data e parë e vlefshme duhet të jetë data kur ne duhet të shkojmë zgjedhje”, ka kishte shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me president.

Propozim të njëjtë kishte dhënë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku..

Në takimin e thirrur nga Presidentja nuk morën pjesë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë!”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Fcebook”.

Me këtë datë është pajtuar edhe AAK-ja.

Në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja”, ka shkruar Haradinja në profilin e tij në Facebook.

Në takimin e muajit të kaluar që presidentja Vjosa Osmani ka pasur me partitë politike, shefja e shteti ua ka prezantuar partive politike 26 janarin, 2 shkurtin, 9 shkurtin dhe 16 shkurtin e vitit të ardhshëm si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Në këtë takim nuk kishin marrë pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Lajme të ngjashme