Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Mirënjohje Amerikës që po qëndrojnë pranë nesh
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Falënderimeve.
Në këtë ditë, ai ka shprehur mirënjohje SHBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ShBA-ja po qëndron vazhdimisht pranë Kosovës.
“Urime Dita e Falënderimeve! Në këtë ditë, që është simboli i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar na ka ofruar, veçanërisht i shpreh mirënjohje miqve tanë Amerikanë, që qëndrojnë pranë nesh duke thelluar vazhdimisht miqësinë tonë historike”, ka shkruar ai.