Dita e 15 e fushatës zgjedhore, kjo është agjenda e kandidatëve për kryeministër - NACIONALE

Dita e 15 e fushatës zgjedhore, kjo është agjenda e kandidatëve për kryeministër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partitë politike dhe kandidatët për kryeministër edhe sot do ta vazhdojnë fushatën elektorale.

Në ditën e 15 të fushatës, ata do të mbajnë nga disa takime me qytetarë.

Agjenda e LDK-së

15:30, Takim me banorët e Rekës së Keqe të Gjakovës, (Restaurant Abi, Shishman)

16:00, Takim me banorët e Krushës së Madhe, (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”)

18:00, Tubim elektoral në Shtime, (Palestra e Sportit)

19:30, Takim me banorët e Dobrajës së Madhe në Lipjan, (Shkolla fillore “Dy dëshmorët”, Dobrajë e Madhe)

20:30, Takim me banorët e Gremes së Ferizajt, (Shkolla fillore “Jeta e re”)

21:30, Takim me të rinjtë e Ferizajt, (Maroto Bistro Bar)

Agjenda e PDK-së

18:00, Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Pejës.

Vendi: Hotel “Dukagjini”

Agjenda e AAK-së

18:00, Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL mban tubim zgjedhor në Kamenicë, (Restaurant Pëllumbi)

Agjenda e VV-së

Partia në pushtet ka njoftuar se sot kryeministri Albin Kurti do të mbajë takim në Klinë, te Palestra e Sportit, prej orës 16:00, kurse më pas do të vazhdojë në Malishevë te Palestra e Sportit, prej orës 18:00.

Lajme të ngjashme