Disa banorë në afërsi thonë që nuk e njohin gruan që u gjet e vdekur, trupi bëhet gati të largohet nga vend-ngjarja
Edhe më tej nuk ka informacione që do ta zbardhnin vdekjen e dyshimtë të një gruaje në afërsi të lokacionit "Furra e Qerimit" në Prishtinë. Por, edhe disa banorë në afërsi që janë pyetur nga ekipi i Nacionales në vend-ngjarje duket të mos kenë njohuri.
"Jo, nuk po e njohim (kush është). Policia nuk po na lejon të kalojmë," - u shpreh njëri prej tyre në kushte anonimiteti. Edhe të tjerë banorë të lagjes me të cilët bisedoi Nacionale nuk kishin dijeni për një rast të tillë, por as për gruan që ishte gjendur e vdekur.
Edhe ekipi i Nacionales e ka pasur të pamundur që të afrohet në vend-ngjarje.
Gazeta ka folur me shefin e Urgjencës Avdyl Pacollin e i cili i dha këto informacione më herët:
"“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po,”
Ky rast raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Ndërkohë, trupi i gruas së vdekur tashmë po përgatitet që të largohet nga vendi i ngjarjes.
