Dimal Basha i uron Enver Hoxhajt ‘shërim dhe kthim sa më të shpejtë në punë’
Kryaperlamentari Dimal Basha, i ka uruar shërim të shpejtë deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili dje njoftoi se i është nënshtruar një operacioni në këmbë dhe se ‘ka kaluar një periudhë jo të lehtë’.
“Kemi marrë lajmin se kolegu ynë zoti Enver Hoxhaj pas një lëndimi është shtruar në spital. Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’i uroj rikthim sa më të shpejtë në punë’ – ka thënë Basha, i cili po ashtu, fjalën hyrëse e nisi me thirrjen që gratë të bëjnë sa më shumë kontrolle te gjirit, derisa jemi në Muajin Rozë.
Çka njoftoi dje deputeti Enver Hoxhaj?
“Të dashur miq,
Pas një lëndimi të rëndë në këmbë, për të cilin u desh të operohesha, ditët e fundit kanë qenë një periudhë jo e lehtë për mua dhe familjen time. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe po rikuperohem gradualisht.
Gjatë kësaj kohe kam ndjerë sinqerisht kujdesin, mbështetjen dhe dashamirësinë tuaj. Mesazhet, telefonatat dhe fjalët e mira i vlerësoj shumë. Falënderim të veçantë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që treguan në çdo moment. Faleminderit nga zemra secilit prej jush për afërsinë dhe përkujdesjen që keni treguar”, tha Hoxhaj.