Dimal Basha i 'gëzohet' pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës: Kosova do bëhet, vetëm duhet kohë dhe vendosmëri
Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, ka postuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Ai ka thënë se Kosova do të bëhet.
“Ministria e Industrisë e Republikës së Kosovës sot:
▪️inicon kallëzim penal ndaj Klan Kosova,
▪️inicin kallëzim penal ndaj zyrtarëve në ARBK që e kanë fsheh se ka qenë si investim i huaj nga Serbia, si dhe
▪️pezullon certifikatën e biznesit Klan Kosova!
Kosova do bëhet, vetëm duhet kohë dhe vendosmëri!” – shkroi ai.