Dikur e akuzonte Thaçin pse shkoi në varrim të tij, sot Kurti u përul përsëri para varrit të Rugovës - NACIONALE

Dikur e akuzonte Thaçin pse shkoi në varrim të tij, sot Kurti u përul përsëri para varrit të Rugovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në 17-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Kurti ka e vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës. Por, këto vlerësime ai nuk i kishte dikur.

Para disa viteve, Kurti dhe partia që udhëheq kishin akuza të ashpra ndaj Rugovës dhe LDK-së.

Madje, i kritikonin edhe ata që kishin marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të

Në vitin 2006, përmes një komunave për medie Lëvizjes Vetëvendosje akuzonte rëndë ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, pse ka marrë pjesë në varrimin e Rugovës.

Në komunikatën e titulluar “Gjaku i humbur”, VV-ja akuzonte Hashim Thaçin se ishte bërë si Rugova.

Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash”, ishte thënë në komunikatën e VV-së.

Për këtë veprim, VV-ja Thaçit ia kishte vendosur edhe epitetin e “tradhtarit”.

Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, thuhej në komunikatë.

Kurti sot i kishte harruar këto vlerësime, derisa bashkë me presidenten Vjosa Osmanin nderonin veprën e Rugovës.

Pas homazhe, Kurti ka thënë se ish-presidenti i Kosovës ishte një inetlektual dhe një humanist i madh.

21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë teksa kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual me sjelljen paqësore e qasjen humaniste për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës së saj.”- ka thënë Kurit.

Qëndrimet ndaj figurës së Rugovës Kurti i kishte ndryshuar në zgjedhjet e fundit.

Lajme të ngjashme