Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një veturë është përfshirë nga zjarri në komunën e Malishevës, saktësisht në afërsi të fshatit Bellanicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 17:20 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një veturë ishte përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova“ në afërsi të fshatit Bellanicë. Policia kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka bërë të ditur Elezaj.
