“Dielli do të lind përsëri”: Enver Hoxhaj dhe vëllai i Thaçit japin mesazh shprese para zgjedhjeve - NACIONALE

“Dielli do të lind përsëri”: Enver Hoxhaj dhe vëllai i Thaçit japin mesazh shprese para zgjedhjeve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve të nesërme, Enver Hoxhaj ka ndarë një moment emocional dhe të veçantë me publikun.

Ai ka publikuar foto me Blerim Thaçin, vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur respektin dhe lidhjen e thellë me familjen e figurës historike të UÇK-së.

“Kafen e mëngjesit sot me mikun e veçantë, Blerim Thaçin. E vërteta dhe dinjiteti i Hashim Thaçit janë sot aty ku kanë qenë gjithmonë, te familja dhe te Kosova e lirë. Dielli do të lind përsëri.”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme