Dialogu: Përfundon takimi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh - NACIONALE

Dialogu: Përfundon takimi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

Kështu ka njoftuar korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, znj. Gjeraqina Tuhina.

Deklarimet nga palët ende mungojnë në lidhje me atë se a ka pasur ndonjë përparim apo dakordim, por tash për tash mungojnë edhe nga ana e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian.

Besohet që fokusi i këtij takimi ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike, që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

Por, edhe më specifikisht pritej që të diskutohej për çështjen e Asociacionit.

Nacionale do të raportojë sapo të ketë informacione të reja në lidhje me atë që ka ndodhur në këtë takim trepalësh.

Ky rund i ri negociatash erdhi pas një kohe përplasjesh në distancë mes Kosovës dhe BE-së sa i përket ekipit menaxhues dhe draftit të statutit për Asociacionin që e kishte prezantuar në Bruksel.

Lajme të ngjashme