Dhëndri i Liburn Aliut dhe Edmond Azemi qëndruan në sallë: A ishte kjo arsyeja e nervozës së Gëzim Sveçlës? - NACIONALE

Dhëndri i Liburn Aliut dhe Edmond Azemi qëndruan në sallë: A ishte kjo arsyeja e nervozës së Gëzim Sveçlës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, eskaloi me veprimet e tij në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, duke shkulur mikrofonët.

Megjithatë, ky veprim po del se nuk ka qenë pa një arsye.

Në bazë të asaj që shihet në pamjet e transmetimit të mbledhjes, del se dy asamblistë të VV-së e kanë bërë kuorumin për ta votuar buxhetin.

Fjala është për dhëndrin e Liburn Aliut, Berat Lahun, dhe basketbollistin, Edmond Azemi.

Të dy kanë qëndruar në sallë, përderisa pjesa tjetër e asamblistëve të VV-së e kanë bojkotuar seancën.

Lajme të ngjashme