Detaje të reja nga aksidenti në Prizren, njëri nga zyrtarët policor dyshohet për lëndime të rënda - NACIONALE

Detaje të reja nga aksidenti në Prizren, njëri nga zyrtarët policor dyshohet për lëndime të rënda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak më parë ka bërë të ditur për nja aksident në Autostradën në Prizren, në të cilin janë përfshirë dy vetura civile, ku njërën nga to ishin dy policë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje të reja për Gazetën Nacionale.

Bytyqi ka bërë të ditur se dy policët kanë marrë lëndime, dhe për njërin nga ta dyshohet se ka marrë lëndime me të rënda.

Sipas Bytyqit, zyrtarët policorë kanë qenë duke u kthyer nga kufiri në shtëpi, pasi që kanë përfunduar punën.

Ju informojmë se rreth orës 20:10, ndalje të Autostradës Prizren Jug ka ndodh një aksident në mes të dy veturave civile. Ne njërën veture kanë në qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë nga kufiri të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civil. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo dyshohet për lëndim të renda për njërin nga zyrtarët. Dy zyrtarët e lënduar janë duke për trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.” – ka bërë të ditur Bytyqi.

Lajme të ngjashme