Dështon seanca e Kuvendit, nuk pati kuorum
Ka dështuar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.
Seanca sipas planit do të vazhdonte në orën 14:30, por filloi në orën 15:00 me vetëm 57 deputetët në sallë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi ta mbyllë seancën për të vazhduar ditëve në vazhdim.