Dështon edhe propozimi i tretë Listës Serbe
As propozimi i tretë i Listës Serbe për nënkryetare të Kuvendit nuk i ka marrë votat e nevojshme.
Në tri raundet e votimit, deputeten e kësaj partie Liljana Stefanoviq ka marrë vetëm 9 vota për, 49 kundër dhe 38 abstenime.
Paraprakisht, votat e nevojshme për nënkryetar nuk i kanë marrë as deputetët Slavko Simiq dhe Zlatan Elek.
Lista Serbe e ka propozuar edhe deputetin e katërt për këtë post.